Aktualitet

Hetimi i skandalit të pagave, Basha:PD ka informacione se SPAK po i bëhet presion


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 23/12/21 |
Opi Nion

Kreu i PD, Lulzim Basha, deklaroi se PD ka informacione se ndaj SPAK ka presione politike për të mos hetuar skandalin e publikimit të listës së pagave të qytetarëve.

Nga selia blu, Basha tha se SPAK ka mbështetjen e PD dhe të tijën teksa ftoi edhe përfaqësitë e huaja që të mbështesin këto struktura të drejtësisë.

“I bëj thirrje SPAK, BKH dhe SHISH që të krijojnë infrastrukturën e nevojshme që personat përgjegjës për këtë skandal të vihen para drejtësisë.

Përfaqësitë e huaja në Tiranë të ofrojnë mbështetjen për këto struktura sepse informacionet pranë PD tregojnë për presion politik nga personat të përfshirë direkt në këtë skandal patronazhimi sikundër të vazhdon presion që skandali për inceneratorët të mbyllet me Kokën që është vetëm bishti.

SPAK ka mbështetjen e PD dhe timen personale, përkundër presioneve nga ata që janë kapur në flagrancë, jemi të vendosur të zhvillojmë me përkushtim, të gjithë thellësinë dhe asnjë ndalesë atë që kushtetuta i ka garantuar”, tha Basha./Opinion.al

Pas