Kronikë

Hetimet për vrasjen në ish-Bllok, prokuroria akuza Ervis Martinajt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 11/09/20 |
Opi Nion

Pas dy vitesh, prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok.

Burime nga prokuroria për gazetaren Glidona Daci bëjnë të ditur se Martinaj do të merret i pandehur për katër vepra penale.

Kështu, biznesmeni Martinaj akuzohet për “Krijim kushtesh për të kryer vrasjen”, “Fshehje e të ardhurave”, “Falsifikim pasaportash”. Ai akuzohet edhe për organizim të palejuar të lojërave të fatit.

Dosja pritet tashmë që brenda 10 ditësh të shkojë në gjykatë.

Në prej 4 tetorit të vitit 2018 biznesmeni Ervis Martinaj u hetua nën masën e sigurisë burg pa afat për ngjarjen e rëndë të ndodhur në ish-bllok.

Ai u plagos në përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish Bllokut, ku mbeti i vrarë, gjatë shkëmbimit të zjarrit në ambientet e brendshme të një lokali, Fabian Gaxha dhe u plagos shoku i tij Eljon Hato.

Autori i dyshuar i ngjarjes mendohet se ishte komandoja Mervjon Bilo, i afërm i këngëtares Elvana Gjata.

Krahas akuzave për ngjarjen, Ervis Martinaj ishte nën hetim edhe për vepra të tjera penale, si pastrim parash apo evazion fiskal në biznesin e tij të lojërave të fatit.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultonte se Ervis Martinaj përdorte edhe një identitet tjetër, të një shtetasi kosovar me emrin Admir Koca./ Burimi: Abc News

Pas