Bota

Gjashtë muaj që nga shpallja pandemi e sëmundjes COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:33 - 11/09/20 |
Opi Nion

Sot bëhen gjashtë muaj që kur COVID-19 është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Më 11 mars, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka thënë se është “thellësisht i shqetësuar” me “nivelet alarmuese të infektimit”.

Ai iu ka bërë thirrje qeverive që ta ndryshojnë drejtimin e shpërthimit të sëmundjes, duke ndërmarrë “veprime urgjente dhe agresive”.

Pas asaj deklarate, disa orë më vonë, Italia ka shpallur izolimin më të ashpër në Evropë, në atë kohë. Gjashtë muaj pas, numri i njerëzve të infektuar vazhdon të rritet në shumë vende. Mbi 27 milionë njerëz janë konfirmuar pozitivë në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 909,000 kanë vdekur dhe afro 19 milionë janë shëruar. Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave: mbi 191,000.

Ato pasohen nga Brazili, India dhe Meksika. Në Evropë, numrin më të madh të viktimave e ka Mbretëria e Bashkuar me mbi 41,000.

Pas