Kryesore

Hetimet ndaj Taulant Ballës, Gjykata rrëzon pretendimet e Shkëlzen Berishës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 06/07/20 |
el ida

Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar sot kallëzimin e Shkëlzen Berishës, kundrejt Taulant Ballës.

Gjykata vendosi të rrëzojë pretendimet e Berishës për hetim të numrit dy të Partisë Socialiste, për akuzën e “nxjerrjes së akteve sekrete” dhe “shpërdorim të detyrës”.

Berisha i kërkoi Gjykatës së Posaçme të prishte vendimin e ish-Prokurorisë për Krimet e Renda për mosfillim procedimi penal ndaj Ballës.

Djali i ish-kryeministrit, pretendon se gjatë punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar, Taulant Balla ka publikuar akte personale të transaksioneve tatimore të tij në kundërshtim me ligjin./Opinion.al

Pas