Kronikë

Heroinë gati për shitje, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:04 - 14/01/21 |
Opi Nion

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar në Pogradec, pasi i janë sekuestruar 47 doza heroinë, që i kishte bërë gati për shitje.

Mësohet se i arrestuari është identifikuar me inicialet F. K., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Sipas informacioneve që kishte siguruar policia, 35-vjeçari shpërndante lëndë narkotike të forta në qytet.

Për këtë arsye, autoritetet kanë ushtruar  kontroll në banesën e tij, në lagjen nr. 2, ku u gjetën 47 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë gati për shitje dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ Opinion.al

Pas