Kronikë

FOTO+VIDEO/Aksident para ambasadës italiane në Tiranë, përplasen dy makina


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:36 - 14/01/21 |
Doriana Çepunaj

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë para godinës së ambasadës italiane në Tiranë. Në aksident janë përfshirë një makinë tip BMW dhe një tjetër tip “Skoda”.

Nga të dhënat paraprake mësohet sesi pasojë e aksidentit dy makinat kanë pësuar dëme të mëdha materiale. Njëra prej tyre ka përfunduar mbi trotuar, duke prishur kangjellat para hyrjes së godinës.

Siç duket edhe nga pamjet, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.

Ndërkohë, aksidenti ka shkaktuar trafik në rrugën “Papa Gjon Pali II”./Opinion.al

 

Pas