Rajoni

Kosovë/ Masa të reja antiCOVID,Ibrahimi: Ka ardhur momenti për rishqyrtim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:21 - 14/01/21 |
Semiljana Azizi

Qeveria në detyrë e Kosovës , së shpejti do të miratojë masat e reja antiCOVID.

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se pas rënies së numrit të rasteve pozitive dhe kalimit të shumicës së komunave nga zona e kuqe në zonën e verdhë apo të gjelbër, ka ardhur momenti për lehtësim të masave.

“Pasi shumica e komunave të cilat kanë qenë të kategorizuara në zonën e kuqe kanë kaluar në zona të verdha apo të gjelbërta dhe duke marrë parasysh që këto masa kanë dhënë rezultate pozitive, pasi numri i rasteve pozitive është në rënie e sipër, po ashtu pasi masat nuk janë rishqyrtuar për një kohë të caktuar, mendojmë se ka ardhur momenti që të ftohet takimi ndërinstitucional për rishqyrtim të masave. ”, ka deklaruar Ibrahimi, për gazetën Express.

Në fokus të lehtësimit të masave kundër COVID-19 do të jetë zgjatja e orarit të punës për lokalet dhe restorantet, heqja e orës policore, po ashtu nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike me më shumë se 30 persona./Opinion.al

Pas