Aktualitet

Haxhiu: E vetmja mundësi që Basha të vijë në pushtet, është me Ramën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:35 - 25/12/20 |
Opi Nion

“E vetmja mundësi që Luli (Lulzim Basha) që të vijë në pushtet është që ai të vijë në pushtet vetëm me Edi Ramën. Unë mendoj se Shqipërisë i duhet një koalicion i madh”. Kështu u shpreh në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu, ndërsa komentoi situatën politike përpara zgjedhjeve të 25 Prillit.

Gjatë një interviste në emisionin “Zonë e lirë”, Haxhiu tha se Rama do të fitojë edhe mandatin e tretë, por nuk do të kërkojë më pas një mandat të katërt.

“E para punës Rama do e përfundojë, nuk do kërkojë mandat të katërt”, tha Haxhiu, ndërsa shtoi se një lider i ri në Shqipëri do të vijë në vitin 2025.

“Mbas këtyre zgjedhjeve do të ketë një lider të ri. Këto zgjedhje janë të kryera i merr Rama, por them për 2025. Prova e parë është tek zgjedhjet bashkiake, mendoj se nuk do ketë mandat të rregullt”, tha Haxhiu duke pohuar se elektorati është përforcuar shumë në qendër dhe duhet një lider i ri./Opinion.al

 

 

 

Pas