-U tha në Opinion

Haxhiu: Berisha nuk ka ç’të ofrojë, po rrit Bashën në skenën politike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:57 - 28/10/21 |
el ida

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin “Opinion” se me rikthimin e tij aktiv në Partinë Demokratike , themeluesi i saj Sali Berisha nuk ka çfarë të ofrojë tek kjo forcë.

Në mbështetje të argumentit të tij, Haxhiu tha ndër të tjera se i vetmi favor që Berisha i bën PD-së, është që rrit Bashën apo një kandidat tjetër në skenën politike.

“Berisha nuk ka çfarë të ofrojë përveç populizmit që në fundin e tij është banal. Lufta ndaj Lul Bashës realisht nisi vetëm në një moment kur e përjashtoi nga grupi sepse ishte non grata. Kur ky Berisha nuk pati asnjë qëndrim për Bashën as për humbjen e 2017, as për humbjet 2019 , i quajti masakër zgjedhjet e fundit dhe nuk i quajti se i ka humbur. Tashmë shumica në PD e akuzojnë Lul Bashën se ka humbur zgjedhjet.

Berisha ëhstë në këtë krizë sepse SHBA e kanë ekspozuar ndaj krimeëve qe thonë ata ekonomike, politike, nuk e dimë, fakti që e kanë shpallur non grata. Cili është kontributi i Berishës në PD? Që ta fusë në luftë me SHBA? Cila është lufta politike e Berishës? Që ta mbështesë PD-në apo t’ja ofrojë Alizotit i cili po më shfaqet si kandidat tash”, tha Haxhiu.

Më tej analisti tha se me rihyrjen e tij të skenën politike Berisha po rrit Bashën ose një kandidat tjetër.

“Avantazhi i vetëm që i ka bë Berisha PD-së, është se ka krijuar një betejë që rrit një kandidat tjetër ose rrit Lul Bashën në skenën politike.  Disavantazh është se në një periudhe kohore të shkurtër unë mendoj se ai e dëmton PD sepse një pjesë e militantëve e ndjekin atë”, tha Haxhiu./Opinion.al

Pas