Rajoni

Haradinaj: Zgjedhja e Von der Leyen, ogur i mirë për integrimin e Kosovës


               Publikuar në : 19:05 - 17/07/19 |
Al Do

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, thotë se ai “ka besim të plotë që KE nën drejtimin e Ursula von der Leyen, do ta kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane.”

Zgjedhja në krye të Komisionit të Bashkimit Evropian e gjermanes Ursula von der Leyen, në Kosovë është pritur jashtëzakonisht mirë. Sipas DW kjo vjen për faktin që, ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes, e njeh shumë mirë Kosovën dhe realitetin në vend dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Besoj se KE do të intensifikojë përpjekjet si pjesë të politikës së zgjerimit”, theksoi Haradinaj.

Ai është i bindur se zonja Ursula von der Leyen “do t’i qëndrojë besnike qëndrimit, për një Evropë unike dhe të fuqishme”.

Kryeministri pohon se “Kosova megjithë specifikat dhe sfidat e saj, është e përkushtuar që të jetë kontribuuese modeste dhe vlerë e shtuar përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Evropian”. /Opinion.al

Pas