Rajoni

E kishte ftuar në shtëpi, shqiptari vret bashkëkombësin në sy të fëmijëve


               Publikuar në : 19:23 - 17/07/19 |
Al Do

Një shqiptar ka mbetur i vrarë pas një konflikti me një mikun e tij bashkëkombës. Siç raportojnë mediat greke, ngjarja ka ndodhur në Nea Anchialos. Të dy burrat me origjinë shqiptare kanë qenë duke drekuar në shtëpi.

Por më pas mes tyre ka patur një debat të fortë pas të cilit 45-vjeçari shqiptar ka qëlluar me thikë tre herë mikun e tij 38 vjeç. E gjithë skena ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të viktimës të cilët ndodheshin në shtëpi.

Viktima ndërroi jetë gjatë rrugës për në spitalin e Volosit pasi nuk arriti ti mbijetonte plagëve të thella. Autori i krimit është arrestuar nga policia dhe dyshohet të ketë qenë i dehur. /Opinion.al

Pas