Aktualitet

Ministri Lleshaj thirrje qytetarëve: Rinovoni dokumentet e identifikimit


               Publikuar në : 19:59 - 17/07/19 |
Al Do

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka bërë një thirrje qytetarëve që të rinovojnë kartat e identitetit dhe pasaportat që janë në prag të skadimit.

Me anë të një postimi në Twitter, zoti Lleshaj kujton qytetarët se për shumicën e tyre dokumentet e identifikimit janë në prag të skadimit dhe nëqoftëse nuk tregohen të vëmendshëm kjo do t’i bllokojë udhëtimet jashtë vendit ose marrjen e shërbimeve.

“Kartat e identitetit dhe pasaportat janë në prag të skadimit për shumë qytetarë. Nga fillimi i tetorit ato që skadojnë këtë vit nuk do të mund të përdoren më, nëse nuk shoqërohen me dokumentin e aplikimit. Të gjithë duhet të NXITOJNË sot, që të mos BEFASOHEN nesër, kur të ndalohen për të udhëtuar jashtë vendit apo kur të mos mund të marrin një shërbim tjetër brenda tij”, shkruan Lleshaj. /Opinion.al

Pas