Aktualitet

Haradinaj publikon foton me Biden: Mik i kahmotshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:14 - 07/11/20 |
el ida

Lideri  i AAK-së Ramush Haradinaj e ka cilësuar një mik të hershëm presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.
Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj përcjell urimet ndaj Biden për fitoren, ndërsa publikon një foto ku shfaqen së bashku disa vite më më parë.

“Shfrytëzoj rastin të uroj mikun tim të kahmotshëm Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, si dhe znj. Kamala Haris për arritjen historike si nënpresidentja e parë femër. Të vazhdojmë bashkëpunimin tonë drejt forcimit të lidhjes strategjike mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan Haradinaj. Kujtojmë se Joe Biden, ka qenë një ndër përkrahësit e çështjes së Kosovës në vitet 1998-1999 dhe pro bombadimeve të NATO-s në Serbi./Opinion.al

Pas