Bota

Bjellorusia hap fabrikën e parë bërthamore, kundërshton Lituania


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:36 - 07/11/20 |
el ida

Bjellorusia ka hapur zyrtarisht të parën fabrikë bërthamore, pavarësisht kundërshtimit të fqinjit të saj Lituanisë. Presidenti Alexander Lukashenko preu të shtunën shiritin në fabrikën e re, duke thënë se ajo do të shërbejë si një impuls për teknologjinë më të fundit dhe inovative në vend.

Fabrika ndodhet vetëm 40 km në juglindje të kryeqytetit të Lituanisë, Vilnius dhe operatori lituanez Litgrid, ndërpreu energjinë që vinte nga Bjellorusia të martën, ditën që fabrika Astravyets nisi prodhimin e energjisë.

Autoritetet lituaneze thanë se projekti është shoqëruar me aksidente, materiale të vjedhura dhe keqtrajtim të punëtorëve, por kompania ruse “Rosatom”, që ka ndërtuar fabrikën ka thënë se aty janë ruajtur standardet më të larta të energjisë atomike./Opinion.al

Pas