Aktualitet

Hapet rruga Qafa e Thores-Theth, ARRSH: Tashmë mund të vizitoni Thethin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:42 - 27/12/21 |
Opi Nion

Rruga Qafa e Thores-Theth është hapur për qarkullimin e automjeteve. Në një postim në rrjetin social “Facebook” ARRSH teksa jep lajmin iu bën me dije shoferëve që të përdorin zinxhirë dhe goma dimërore në këtë aks.

Tashmë rruga është e hapur dhe turistët vendas dhe të huaj mund të vizitojnë fshatin turistik të Thethit.

“Hapet për qarkullimin e mjeteve rruga Qafa e Thorres-Theth. Për herë të parë në këtë periudhë u hap rruga nga Qafa e Thores deri në Theth. Një aks me terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra temperaturat e ulëta dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve. Tashmë ia dolëm dhe mund ta vizitoni fshatin turistik, antik, Thethin pa probleme me qarkullimin. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.”, njofton ARRSH.

Pas