Aktualitet

Hapet provizorisht aksi Palasë-Dhërmi,Balluku:Javën tjetër dhe rrethrrotullimi i TEG



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:01 - 27/08/22 |
Opi Nion

Është hapur provizorisht për qarkullim segmenti rrugor Palasë-Dhërmi, ndërsa do të jetë plotësisht gati në fillim të sezonit të ardhshëm veror. Punimet për këtë rrugë nisën një vit më parë.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë inspektimit të rrugës, tha se tashmë të gjithë ata që duan të vizitojnë Dhërmiun mund të përdorin këtë rrugë.

“Hapja e këtij aksi do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut të rënduar në aksin Palasë-Dhërmi. Tashmë, të gjithë ata që duan të vizitojnë Dhërmiun mund të përdorin këtë rrugë“, u shpreh zv/kryeministrja Balluku.

Projekti i ndërtimit të rrugës Palasë-Dhërmi parashikon edhe ndërtimin e një pedonaleje për këmbësorët, si dhe një korsie për biçikletat dhe vrapuesit.

Po kështu Balluku njoftoi se javën që vjen, do të hapet për qarkullim edhe rrethrrotullimi i TEG-ut, duke lehtësuar ndjeshëm edhe qarkullimin e mjeteve drejt Elbasanit dhe anasjelltas.

 

Pas