Kryesore

Hap kufijtë nga 1 Korriku, BE merr zyrtarisht vendimin për Shqipërinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 30/06/20 |
el ida

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë miratuar sot zyrtarisht një listë me 15 shtete të cilat do të lejohen të hyjnë në BE duke nisur nga 1 Korriku. Ashtu sikurse ishte bërë me dije, Shqipëria është lënë sërish jashtë.

Në Ballkani, të vetmet shtetet të cilave u është lejuar hyrja për në vendet e Bashkimit Europian janë Mali i Zi dhe Serbia. Në BE do të lejohen të kalojnë qytetarët nga Algjeria, Australia, Kanadaja, Kina, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Sipas unionit europian, këto vende konsiderohen të sigurta sa i përket situatës epidemiologjike të pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës, por edhe maqedonasit, nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt vendeve të BE. Megjithatë, pavarësisht vendimit të sotëm, lista e BE do të rishikohet çdo dy javë në varësi të situatës pandemike për çdo shtet./Opinion.al

Pas