Emisionet

Opinion/ Thaçi përgjigjet për akuzat!


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:09 - 30/06/20 |
el ida

Mbrëmjen e së hënës në programin “Opinion” u diskutua për përgjigjen e Thaçit ndaj akuzave të ngritura ndaj tij.

Mes të tjerave, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e cilësoi skandaloz faktin që Prokuroria Speciale ka publikuar lajmin se ai është akuzuar për krime lufte, në një kohë kur aktakuza nuk është konfirmuar. Thaçi mohoi në mënyrë kategorike përfshirjen në krime lufte dhe tha se nuk ka asnjë provë lidhur me këtë fakt.

Thaç deklaroi se ndërkombëtarët nuk po mbajnë qëndrime të njëjta përballë Kosovës dhe Serbisë. Ai kujtoi që Serbia është duke bërë hapa përpara në proceset integruese në BE, ndërkohë që Kosovës nuk po i hapen as vizat.

Përgjigjet e Thaçit, çfarë do të bëjë ai dhe si pritet të vijojë situata, ishin disa nga temat e trajtuara në program nga Baton Haxhiu, Mark Marku, dhe në lidhje direkte Adri Nurellari.

Po ashtu në “Opinion” ishte dhe gazetari veteran Nuhi Bytyci, i cili ka përmbledhur kujtimet e tij në një libër të quajtur “Libri i Luftës”.

Emisioni i plotë në videon e mëposhtme:

 

Pas