Bota

Gruaja ukrainase rrëfen muajt e tmerrit:S’mund ta besoj, ishin 2 muaj në errësirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:17 - 02/05/22 |
Opi Nion

BBC shkruan se rreth 100 njerëz janë evakuuar nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në qytetin jugor të Mariupol.

Natalia Usmanova, e cila kaloi javë të tëra në një strehë për bomba në uzinë, flet për tmerret nëpër të cilat kaloi familja e saj.

“Isha e tmerruar. Më dukej se fabrika është vendi më i sigurt,”-kujton ajo.

Ajo thotë se në fillim ishin rreth 50 persona në strehën e bombave dhe rreth 40 në atë fqinje.

“Bombardimet ishin kaq të forta, nuk ndalonin drejt nesh”,-nga Natalia Usmanova e mbijetuar e Mariupolit

Natalia thotë se nuk kishte oksigjen të mjaftueshëm në strehën e bombave dhe njerëzit duhej të ngjitnin shkallët drejt daljes për të gjetur një vend për të marrë frymë siç duhet.

“Kisha frikë të dilja jashtë dhe të thithja pak ajër të pastër”,-kujton ajo.

Ajo thotë se njerëzit erdhën në strehën e bombave me vullnetin e tyre të lirë “për të shpëtuar veten”./Opinion.al

Pas