Kronikë

Gruaja u gjet e pajetë në banesë, policia: Ka ndërruar jetë ditë më parë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:13 - 26/09/20 |
Al Do

Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar rreth ngjarjes së mbrëmshme ku një grua u gjet e pajetë në banesën e saj.

LEXO EDHE: Pogradec/Gjendet një grua e pajetë në banesë, krah saj edhe vajza 9 vjeç

Sipas bluve, 45-vjeçarja Maria Markovska ka ndërruar jetë disa ditë më parë.

Trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale pasi ajo nuk kishte shenja dhune në trup.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas