InstaBIZ

Gruaja e maskuar tenton të hyjë në shtëpinë e Justin dhe Hailey


               Publikuar në : 17:17 - 15/04/19 |
xhu lia

Një grua e maskuar me një shami në kokë dhe syze të errëta u arrestua të dielën jashtë shtëpisë çiftit të njohur të showbizit Justin Bieber dhe Hailey Baldwin në Beverly Hills.

Policia ende nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë arrestim, ndërkohë që nuk është hera e parë që dikush i afrohet shtëpisë së tyre.

Para se të binte në prangat e policisë gruaja është parë duke folur me dikë në telefon, përballë shtëpisë së çiftit. A

jo u pa nga një oficer që patrullonte zonën, i cili dyshoi se  kishte qëllim të hynte në shtëpinë e Bieber.

Ata kanë vetëm pak ditë që janë shpërngulur në shtëpinë e tyre të re, e cila kushton 8.5 milionë dollarë./Opinion.al/

Pas