Aktualitet

Vrau pronarin e tij në Angli, Gjykata vendos ekstradimin e të riut


               Publikuar në : 18:13 - 15/04/19 |
Opi Nion

23-vjeçari Elton Sefa do të ekstradohet për në Angli, pasi akuzohet për vrasjen e punëdhënësit të tij, John Woodward më 17 Prill të 2018. Vendimi u mor nga Gjykata e Durrësit, pavarësisht pretendimeve të avoktatit të tij, i cili u shpreh se i riu është i diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor.

Pas vrasjes në Angli, Sefa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ndërkohë, Arsen Çaushaj, avokati i 23-vjeçarit ka vënë para gjykatës dhe prokurorit Ilir Turja dokumente që vërtetojnë se i riu ka diagnozën, çrregullim psikotik.

Por, këto dokumente nuk u morën parasysh nga prokuroria dhe as nga gjykata. I riu, pas kthimit nga Anglia ishte shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë.

 “Më kanë paraqitur një akt shkresor që shtetasi Elton Sefa ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik në Tiranë, për një periudhë më shumë se dy javore. Është ekzaminuar nga mbi 7 ekspertë shqiptarë, të cilët kanë përcaktuar se ai është një person që vuan nga shqetësime psikike mendore dhe nuk kupton realitetin në të cilin ndodhet”, tha avokati Arsen Çaushaj.

Babai i Elton Sefës shprehet se 23-vjeçari ka qenë punëtor dhe se në Shqipëri u kthye për shkak se nuk kishte dokumentacion të rregullt.

“Ka qenë punëtor. Ka ik se ka qenë pa letra. Kështu akuza që thotë prokurori Ilir Turja”, tha Elmi Sefa/ Opinion.al E.Xh.

Pas