Rajoni

Greqi/Policia afër zbardhjes të vrasjes së 20-vjeçares,mediat: Dalin fakte


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:31 - 17/06/21 |
Opi Nion

Mediat greke kanë paralajmëruar se shume shpejt mund të zbardhet vrasja e 20-vjeçares britanike Caroline Crouch në Greqi.

Sipas “Kathimerini”, së shpejti fakte të reja të rëndësishme do të dalin dhe mund të çohet në zbardhjen e plotë krimit në lagjen Glyka Nera në Athinë.

Autoritetet thuhet se janë optimiste megjithatë ngjarja ka ngecur në ‘’moçal’’ për shkak të mungesës së të dhënave.

Kujtojmë se 20-vjeçarja nënë e një foshnje 11-muajshe u vra mbrëmjen e 10 majit nga 3 grabitës që hynë për të vjedhur banesës. Në shtëpi ishte dhe burri i 20-vjeçares, i cili pa gjithë ngjarjen./Opinion.al

Pas