Rajoni

Greqi/ 72 viktima nga koronavirusi në 24 orë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:25 - 01/05/21 |
Opi Nion

Greqia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore helene njoftojnë se në 25 orët e fundit janë shënuar  1,391 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar  346,422. Nga infeksionet e reja 1,009 janë zbuluar në Atikë dhe 314 në Selanik.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 72 persona si pasojë e virusit, duke e çuar në 10,453 numrin e viktimave në total.

Sipas të dhënave, numri i pacientëve që po trajtohen me intubim është 811, ndërsa  419  pacientë janë shtruar në spitalet e vendit.

Pas