Aktualitet

Greg Rama kalon koronavirusin: Ndjehem shumë më mirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 17/11/20 |
Opi Nion

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama ka qenë i infektuar me koronavirus. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se tashmë është shëruar.

Djali i kryeministrit, ka falënderuar mjekët dhe infermierët e Sanatoriumit, duke thënë se aktualisht gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

 “Një falenderim mjekëve që u kujdesën për mua dhe mbi të gjitha respekt për mjekët dhe infermieret e Senatoriumit. Ndjej detyrimin t’ua shpreh publikisht në kushtet kur realisht po punojnë nën një stres të paparë dhe çfarë nuk po detyrohen të dëgjojnë! Për fat të mirë pas analizave që më morën në spital dhe trajtimit që mora në shtëpi ndjehem shumë më mirë fizikisht dhe mendërisht. U desh kjo ndodhi që të më rritej akoma më tepër respekti dhe besimi tek ata të cilët ndodhen në çdo orë e minutë në vijën e parë të zjarrit, në këtë luftë! Uroj të shkuara dhe shërim sa më të shpejtë gjithë atyre që po përballen me këtë virus të pabesë!”, shkruan Greg Rama./ Opinion.al

Pas