Aktualitet

Grasshopers-Zurih apo derbi shqiptarëve! Shani Tarashaj mund Berat Gjimshtin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:47 - 29/11/15 |
b.f

Zyrihu i Berat Gjimshit vazhdon të vuajë një sezon të vështirë në kampionatin zviceran. Skuadra e mbrojtësit Kuq e Zi u mund keqasi nga Grasshopersi i shqiptarit Shani Tarashaj, kandidat potencial për të veshur fanellën e Shqipërisë.

Grasshopersi fitoi 5-0 kundrejt Zyrihut, Shani Tarashaj e Alban Pnishi e filluan ndeshjen si titullar  ndërsa Brahimi u fut në lojë në minutën e 79’ në vend të Tarashajt që  shënoi në minutën e 64, kur rezultati ishte 2-0 duke e dërguar rezultatin në 3­0.

Në minutën e ’84 për Grasshopersin ka hyrë në lojë një tjetër shqiptar, Florian Kamberi, ndërsa për Zyrihun luajti që nga minuta e parë mbrojtësi Berat Gjimshiti. Në minutën e ’70 në lojë për Zyrihun u aktivizua edhe sulmuesi Kuq e Zi, Armando Sadiku, por pa lënë shenjë në këtë ndeshje.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas