Aktualitet

Dhuna përfshin Parisin. Çfarë po ndodh në kryeqytetin francez?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:03 - 29/11/15 |
b.f

Në Paris nuk ka qetësi. Pas masakrës së 13 nëntorit ku mbetën të vrarë 130 persona dhe me dhjetra të tjerë u plagosën, Parisi ka përcjellë një tjetër skenë “lufte” pasditen e sotme. Të majtët radikalë kanë protestuar para fillimit të Samitit të Klimës që do të mbahet në Paris. Tensioni gjatë manifestimit ka detyruar policinë parisiene të përdorë bomba lotsjellëse .Në sheshin e Republikës manifestuesit zbritën në shesh duke injoruar ndalesat e dekretuara pak pas sulmeve terroriste. Dyluftimet me forcat e rendit, prishën homazhet për viktimat e 13 nëntorit, ku deri më tani janë rreth 100 të arrestuar. Në Samitin e Klimës që pritet të hapet të hënën në Paris do të marrin pjesë 147 kryetarë vendesh dhe 40 mijë delegatë. Ndërkohë që ende nuk dihet se si do të veprohet pas akteve të dhunës të shfaqura sot.

paris 2

 

 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas