Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grantet e bujqësisë/ A janë vërtet të aksesueshme për të gjithë?!

2017/05/13 at 3:31 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kur LSI i ngordh lopët PS-së, po me lopët jashtë Rilindjes si do vejë halli?

Rihapja e granteve dhe e skemave të kompensimit nëpërmjet fondeve kombëtare dhe ndërkombëtare janë një mundësi e shumëpritur gjatë gjithë vitit, jo vetëm nga kompanitë që operojnë në sektorin e agrobiznesit, por kryesisht nga fermerët, të cilët i shohin ato si një mundësi për të rritur kapacitetet e prodhimit, për të modernizuar teknologjinë e mbi të gjitha, për të përmirësuar produktet dhe sigurinë ushqimore.
Disa nga skemat kryesore në vend janë ato që menaxhohen nga Ministria e Bujqësisë, ku përmendim këtu skemën kombëtare, e cila menaxhohet nga AZHBR dhe skemat ndërkombëtare SARED dhe IPARD II.


IPARD II është një skemë e cila rihapet prej disa vitesh pezullimi, ajo mirëpritet veçanërisht nga kompanitë e mëdha përpunuese të agros, pasi grantet në këtë skemë arrijnë vlerat deri në 500.000 euro.
Le të ndalemi të analizojmë shkurtimisht secilën prej tyre:

-AZHBR – Është një skemë kombëtare e mundësuar nga Ministria e Bujqësisë, aplikimet për të cilën do të jenë të hapura gjatë këtij viti, nga data 2 deri më 31 maj 2017. Për shkak të dokumentacionit dhe procedurave të lehta të aplikimit, kjo skemë është më lehtësisht e aksesueshme nga SHBB (Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor) dhe fermerët. Fondet për të cilat mund të aplikohet nuk janë shumë të larta, ato variojnë nga 200.000-600.000 lekë dhe prekin një gamë të gjerë nënsektorësh të bujqësisë si mbarështimi i blegtorisë, akuakulturën, prodhimet në sera, kultivimin e frutave të thata, fermat organike, vreshtat, ullinjtë, etj.

-SARED – Fondi i Grantit të projektit SARED bashkëfinancohet nga qeveria e gjermane dhe ajo e Danimarkës, menaxhimi i saj bëhet nga GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë.

Momentalisht është aktive thirrja e 4 për këtë fond, ku aplikimi për grante për këtë vit mund të bëhet nga data 01 mars 2017 deri më 31 maj 2017. Mbështetja financiare në këtë rast është më e lartë, ku mund të aplikohet për investimet në fermë, me vlera nga 400.000 -3.500.000 lekë dhe për investimet jashtë ferme (mbledhje, përpunim, marketing) me vlera nga 700.000 – 10.5000.000 lekë. Kufizimet që ka ky fond janë pasi ai është i limituar vetëm në 6 rajone, përkatësisht Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat e Korçë, dhe aplikohet vetëm për investime në sektorin agroushqimor për 3 zinxhirë të vlerës: ripërtypësit e vegjël, frutat e arrorët dhe bimët aromatike dhe mjekësore.

-IPARD II – Është një instrument për asistencë para aderimit, i përdorur nga Bashkimi Europian për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit bujqësor dhe zonave rurale, si dhe në përgatitjen e tyre për zbatimin e politikave dhe ligjeve të BE-së. Ky fond ka qenë aktiv me 3 thirrje deri në vitin 2014 dhe ka ndaluar së funksionuari për disa vite për shkak të përthithjes së dobët nga biznesi i këtij granti përgjatë 3 thirrjeve të para.

Në fund të marsit u mblodh komiteti i monitorimit pranë Ministrisë së Bujqësisë, ku u deklarua se për sektorin e bujqësisë do të jenë disponibël deri në vitin 2020 një fond prej 95 milionë eurosh, nga të cilat 71 milionë euro financohen nga BE dhe 24 milionë euro nga qeveria shqiptare.
Baza e këtij fondi do të jetë si dhe në vitet e kaluara, rritja e konkurrueshmërisë nëpërmjet përmirësimit të standardeve të sigurisë ushqimore. Kriteret e aplikimit do të jenë të publikuara tek ‘Udhëzuesi për aplikantët’ ku do të jenë të specifikuara qartësisht procedurat për të qenë fitues i këtij granti, që pritet të arrijë të rimbursojë nga 50-80% të fondit të investimit.

Por sa janë shanset reale që këto fonde të përthithen nga operatorët e sektorit bujqësor?!

Shkaku primar dhe më i rëndësishëm përse nuk i aksesojmë këto fonde pavarësisht nevojës shpeshherë jetike që kanë bizneset bujqësore dhe fermerët ngelet informaliteti i lartë që ka zaptuar fort këtë sektor. Zbutja e këtij fenomeni ka qenë shumë pak e dukshme gjatë viteve të fundit, ku shifrat kokëforta tregojnë për një regjistrim dhe jo formalizim real të subjekteve që operojnë në bujqësi.

Mospatja e dokumentacioneve ligjore dhe financiare, me raste dhe bazike, e bën të pamundur aplikimin në këto skema.
Problem tjetër ka qenë veçanërisht në skemat kombëtare burokracia e lartë për përgatitjen e dokumentacionit dhe ankesat e shpeshta të ngritura nga fermerët për pagesa nën dorë për ‘ndihmesat’ në realizimin e dosjes të ofruara këto nga ana e administratës.

Koha e shkurtër e aplikimit e vënë në dispozicion është një tjetër faktor, i cili ka penguar në aplikim ose dhe në fitimin e granteve, ky faktor përkeqësohet nëse mbajmë në vëmendje që dokumentacionet mbështetëse, të cilat tërhiqen në institucione të ndryshme publike duan një kohë të gjatë të vihen në dispozicion të aplikuesve, me vonesa dhe pengesa nga më të ndryshmet të cilat i bën (veçanërisht) fermerët të dorëzohen ose të tërhiqen nga ideja për të aplikuar, duke vlerësuar dhe shpenzimet operacionale që ka gjatë plotësimit të dosjes së aplikimit për grant.
Një tjetër problem, dhe ky po aq i rëndësishëm sa të mëparshmit, është ai i pronësisë së tokës ku realizohet investimi, kusht ky i domosdoshëm, veçanërisht nëse aplikohet në skema ndërkombëtare si SARED ose IPARD.

Pra skenari për agrobiznesin nuk duket dhe aq rozë pavarësisht gjithë parave që janë në dispozicion nga kombëtarët e ndërkombëtarët, ato ngelen shumë pak të prekshme. E për sa kohë informaliteti nuk gjen zgjidhje dhe përmirësimi i procedurave administrative nuk zhvillohen me të njëjtin hap me sektorin, fondet do të rikthehen mbrapa pa mundur të aksesohen nga biznesi.

Ngelet të shpresojmë që qeveria që do të vijë në pushtet ta ketë bujqësinë jo vetëm një sektor prioritar në letra, por të ndihmojë me reforma të prekshme, duke asistuar në këtë mënyrë një sektor i cili po zhvillohet me hapa galopantë, një rezultat ky më shumë i arritur nga puna e palodhur e biznesit sesa nga efektiviteti administrativ.
/Monitor



Ju sugjerojmë

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

19 Qershor, 2026 10:10 pm
“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Para
Marshimi i LGBT-së në rrugët e Tiranës/Ja mesazhi i tyre

Marshimi i LGBT-së në rrugët e Tiranës/Ja mesazhi i tyre

Video/ Si u ndaluan 60 persona para protestës, mes tyre marinësi amerikan

Video/ Si u ndaluan 60 persona para protestës, mes tyre marinësi amerikan

Kufiri me Malin e Zi, Mustafa: Liderët e opozitës, kauzë të rremë

Zgjedhjet e parakohshme/ Isa Mustafa nuk kandidon më për Kryeministër
















TE FUNDIT

“I kërkova Izraelit armëpushim me Hezbollahun”, Trump: Ndonjëherë duhet të logjikosh

Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha në një intervistë telefonike me NBC News se foli sot “me Izraelin” dhe i...

Lexo më shumë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}