Kronikë

Grabitja me armë e çiftit në Allias/ Dy persona në kërkim, njëri i afërm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:27 - 22/01/20 |
Al Do

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me grabitjen që përfundoi me plagosjen e çiftit Laze në Allias të Tiranës.

Burime nga policia bëjnë të ditur se dy persona janë shpallur në kërkim.  Njëri është një banorë i zonës me precedent penal i cili nuk është gjetur në banesë nga kontrollet e bëra pas ngjarjes ndërsa personi tjetër është i afërm i familjes.

Ai dyshohet të ketë qenë një nga autorët pasi njihej me njërin nga punëtorët që çifti kishte marrë në dyqanin e furrës së bukës.

Mbrëmjen e së dielës dy persona të maskuar u futën në shtëpinë e Petrit dhe Aferdita Laze për ti grabitur por pasi hasën në kundërshtimin e tyre ata hapën zjarr duke i lënë të plagosur. Autorët zgjodhën derën e pasme për të hyrë në shtëpi pasi aty nuk kishte kamera sigurie. Sipas dëshmive të çiftit dhe të vajzës së tyre ata e njihnin edhe shtëpinë pasi ishin drejtuar menjëherë në dhomën ku mbaheshin paratë. Këto informacione bën që policia të dyshonte se grabitësit njiheshin me familjen Leze dhe më pas çuan në shpalljen në kërkim të dy personave identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkaqe hetimore. /Opinion.al

Pas