InstaBIZ

Aludohej se ishin ndarë, e dashura e “Sarp” habit fansat


               Publikuar në : 12:39 - 22/01/20 |
xhu lia

Pak kohë më parë mediat e huaja publikuan se aktori turk Çagatay Ulusoy, i njohur për rolin e “Sarp” ishte ndarë nga e dashura e tij aktorja Duygu Sarisin, e njohur si ‘Burxhu’ në seriali ‘Vrasje të vogla’.

Mirëpo duket se deklarata e fundit e aktores i ka habitur mediat dhe gjithashtu fansat e dy aktorëve. Ajo ndodhej në një qendër tregtare, ndërkohë që gazetarët i janë afruar se e kanë pyetur për lidhjen me aktorin.

“Shumë mirë po shkon, tani po iki në një takim”, -u shpreh Duygu.

Çifti është njohur në xhirimet e serialit “I infiltruari”, serial i transmetuar në Tv Klan dhe shumë i pëlqyer në vendin tonë./Opinion.al/

Pas