Aktualitet

Drejtimi i BKH-së, dalin emrat e dy prej kandidatëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:20 - 22/01/20 |
Al Do

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme të Arben Kraja deklaroi një ditë më parë se janë miratuar aktet nënligjore për zgjedhjen e anëtarëve të BKH-së dhe janë hapur aplikimet.

Burimet brenda SPAK ditën e sotme bëjnë të ditur se kanë shfaqur interes për të drejtuar të ashtuquajturën FBI-në shqiptare emra të rëndësishëm të policisë.

Një nga emrat e konfirmuar është Artan Shkëmbi, drejtues i Task-Forcës. Aplikime ka patur edhe nga shqiptarë të cilët kanë punuar herët në poste të larta drejtuese, por që aktualisht jetojnë në SHBA.

Njëri prej tyre është edhe Fatos Dervishi, i cili në fillim të viteve ’90 ka qenë zv. Prokuror i Përgjithshëm. Në total, deri më tani janë shtatë persona që kanë shfaqur interes, ndërsa vetëm katër prej tyre kanë dorëzuar dokumentacionin e plotë, i cili po shqyrtohet nga komisioni.

Një nga kriteret kryesore për drejtuesin e BKH, krahas eksperiencës, janë dhe aftësitë e mira fizike. Aplikimet për këtë post i cili është një nga më të rëndësishmit pas Reformës në Drejtësi, do të mbyllen më 30 janar. /Opinion.al

Pas