Kronikë

Iu gjet kokainë, pranga 22-vjeçarit në Sarandë


               Publikuar në : 13:53 - 22/01/20 |
xhu lia

Një 22-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi iu gjet një sasi lënde narkotike gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia.

22-vjeçari me iniciale A.C u arrestua në flagrancë nga blutë, teksa ishte duke udhëtuar me motoçikletë dhe pas kontrollit fizik i janë gjetur të fshehura 20 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Opinion.al/

Pas