Aktualitet

Grabitet furgoni i mallrave, autorët e maskuar nxorrën shoferin dhe…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 30/06/21 |
Opi Nion

Nje furgon mallrash ka rënë pre e grabitësve në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Thumanës.

Mësohet se tre persona të maskuar, nën kërcënimin e mjeteve të forta kanë zbritur drejtuesin e mjetit dhe i kane marrë furgonin me banane.

Pas njoftimit policia ushtroi kontrolle dhe u vu ne drejtim te mjetit, duke e gjetur të braktisur në një fshat të Kurbinit.

“Rreth orës 03:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehjes së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al

Pas