Bota

Temperaturat mbi 49 gradë në Kanada, 130 të vdekur për 5 ditë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:07 - 30/06/21 |
Opi Nion

Dhjetëra njerëz kanë vdekur në Kanada mes një valë të të nxehtit që ka përfshirë vendin.

Policia në zonën e Vancouver u është përgjigjur më shumë se 130 vdekjeve të papritura që nga e premtja, raporton BBC. Shumica ishin të moshuar ose  persona me probleme shëndetësore. Zyrtarët thanë se nxehtësia ishte një faktor kontribues në këto raste.

Të martën, Kanadaja shënoi temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë 49.5C (121F) në Lytton, British Columbia.

Para kësaj jave, temperaturat në vend nuk kishin kaluar kurrë 45C. Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar.

Vapa besohet të ketë ndikuar në vdekjen e 65 njerëzve në qytetin e Vancouver, thotë policia.

Periferia e Burnaby, ndërkohë, raportoi të paktën 34 vdekje të papritur dhe zona e Surrey regjistroi 38.

“Vancouver nuk ka provuar kurrë nxehtësi si kjo, dhe fatkeqësisht dhjetëra njerëz po vdesin për shkak të saj,” tha rreshteri i policisë Steve Addison.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur njerëzit të sigurt”, tha ai, para se të shtonte se thirrjet e përditshme të qytetarëve për vdekjet e papritura në qytet ishin trefishuar./Opinion.al

Pas