Aktualitet

Zyrtari i lartë i DASH viziton Shqipërinë, takim me Ramën e Bashën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 30/06/21 |
Opi Nion

Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker viziton ditën e sotme Shqipërinë.

Vizita e tij vjen në kuadër të turit ballkanik që po zhvillon. Reeker pritet të zhvillojë një takim me drejtuesit më të rëndësishëm të politikës në vend, me Kryeministrin Rama dhe kreu  e PD-së, Lulzim Basha. Ndërkohë, Reeker pas Shqipërisë, do të udhëtojë edhe në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut.

Vizita e zyrtarit të Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vjen në një kohë kur Shqipëria nuk  mori një datë nga Bashkimi europian për mbajtjen e mbledhjes së parë ndërqeveritare.

Kujtojmë se ditën e djeshme Kryeministri Rama së bashku me drejtuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë kërkuan edhe ndihmën e SHBA-së që të ndikojnë në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE./Opinion.al

Pas