Kronikë

Emri/ Eksploziv objektit në ndërtim, pranga 21-vjeçarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:20 - 30/06/21 |
Opi Nion

Angli Stafuka, 21 vjeç është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi disa muaj më parë ka dëmtuar me tritol kolonat e një objekti në ndërtim, në Shëngjin.

Policia bën me dije se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, bënë të mundur identifikimin e një tjetër shtetasi të dyshuar për vendosjen e eksplozivit në një objekt në ndërtim në Shëngjin, më datë 19.11.2020.

Si rezultat i provave të grumbulluara, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi iAngli Stafuka, 21 vjeçbanues në Fushë Krujë.

Sipas policisë, “ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. P. (i ndaluar gjatë operacionit “Eksplozivi”, në dhjetor 2020), më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale”.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje./Opinion.al

 

Pas