Aktualitet

Gomonia me 50 sirianë, nisin hetimet për Rojen Bregdetare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 09/01/21 |
Opi Nion

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me gomonen me 50 emigrantë sirianë të cilët u shpëtuan mbrëmë në grykëderdhjen e Vjosës, pasi rrezikonin të mbyteshin.

“ABC News” informon se deri më tani policia ka shoqëruar 2 persona, ndërsa skafistët i shpëtuan kapjes nga policia.

ka dyshime se tarfikantët janë ndihmuar për tu larguar, ndërsa kanë nisur hetimet për përfshirjen e punonjësve të rojës bregdetare.

Gjatë komunikimit mes policisë dhe rojës bregdetare, këta të fundit kanë komunikuar se kanë pasur nën kontroll trafikantët, por më pas ka rezultuar se trafikantët janë arratisur.

Gomonia është dëmtuar totalisht. Dyshohet që nisja e kësaj të fundit të jetë bërë nga Kavaja dhe jo nga fshati Poro./ Opinion.al

Pas