Bota

Indonezi/ Zhduket aeroplani me mbi 60 pasagjerë, gjenden mbetje në det


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 09/01/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytetin indonezian, Xhakarta. Mësohet se një aeroplan pasagjerësh me më shumë se 60 persona në bord është zhdukur pas ngritjes.

Sipas informacioneve, aeroplani humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën Kalimantan Perëndimore Aeroplani kishte humbur më shumë se 3,000m (10,000ft) në lartësi në më pak se një minutë. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur kërkimet.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë gjetur pjesë të avionit në det, në zonën ku humbi gjurmët, gjë që konfirmon rrëzimin e tij.

Ndërkohë, kompania “Sriwijaya Air” ka njoftuar se do të dalë me një deklaratë sapo të ketë informacione të sakta./ Opinion.al

Pas