Kronikë

“Gocën e nxorrën nudo në telefon”, vëllai i autorit të vrasjes: Ta marrë Iliri për djalin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:39 - 13/10/22 |
Opi Nion

Besnik Mjeshtri, vëllai i Fiqiri Mjeshtrit autorit të vrasjes së babë e bir në Klos ka rrëfyer se si ndodhi masakra që përfundoi me tre të vrarë një ditë më parë dhe se cili ishte shkaku i ngjarjes.

Besnik Mjeshtri u shpreh se ai me dy vëllezërit donin që të sqaronin ngjarjen me dy prindërit e të miturve, ndërsa ndër të tjera rrëfen se vëllai i tij akuzonte 17-vjeçarin Kenado se i kishte bërë vajzën me fjalë dhe se e kishte nxjerrë nudo në telefon.

Gjithçka që donin, rrëfeu Besnik Mjeshtri për Report Tv, ishte që të mbyllin bisedën me një miqësi ndërmjet tyre dhe që Ilir Shira të merrte vajzën nuse për djalin.

“Një natë para se të ndodhë ngjarja kanë marrë kontakt nga Fatbardhi dhe Fiqeriu me prindërit e atyre dy djemve. I ka takuar kanë folur bashkë dhe e kanë lënë përfundimisht, kanë bërë debate por nuk kam qenë prezent. Jam edhe i tronditur, e kanë lënë që të nesërmen në mëngjes të takohen dhe ti vënë kapak kësaj pune… sepse na keni bërë gocën me fjalë… na keni nxjerre gocën nudo në telefon. Kam takuar vëllezërit, kemi shkuar të pimë kafe në 2 raste fatkeqësisë, kemi dalë në këmbë te Bashkia e vjetër dhe jemi nis në qytetin e Klosit, dhe aty më del mua Shira, Ilir Shira. 

Jemi kushërinj të largët. Më tha “kam një muhabet”, i dhashë dorën, dhe më tha kam lënë me vëllezërit e tu që të pimë një kafe, i kanë kërkuar ato vëllait tim të pinë një kafe, u takua me mua, dhe pastaj e lamë për të pirë kafe. Ferit Shira kishte ardhur meqë e kishim të dy kushëri, vjen dhe Feriti. Liri dhe Feriti na tha do bëhet më e mira dhe ia lamë atij në dorë, i thashë se ne na keni turpëruar. 

Nuk kemi ditur gjë, por e kemi marrë vesh vonë, se kishte 3-4 muaj apo 1 vit, rrugëzgjidhje është që gocën ta marrë Iliri për djalin. Që të bëjmë miqësi, kur u ngritëm nga lokali shkuam duke hëngër bukë, dhe në moment më merr një numër të panjohur dhe më merr Feriti, u futëm në një lokal. Nuk kishte as njerëz asgjë, u ulëm në tavolina jashtë, erdhi Liri, djali, Kenado dhe vëllai im, u pata thënë vëllezërve mos hajdeni në tavolinë, se do do mundohem unë që ta rregulloj unë muhabetin”, u shpreh Besnik Mjeshtri.

Pas