Aktualitet

Gjyqi për Unazën e Re/Balliu: Rama nuk merr masa që të rikthejë karantinën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:59 - 26/10/20 |
Al Do

Është shtyrë sërish seanca gjyqsore për protestuesit tek Unaza e Re. Shkak u bë përsëri mungesa e prokurorit në seancë. Kjo bëri që ish-deputeti, Klevis Balliu, i cili është marrë si i akuzuar në këtë çështje,  të shpërthejë në akuza, duke deklaruar se zvarritja është e qëllimshme me urdhër të pushtetit për tu bërë presion dhe mbyllur gojën.

Shtëpitë e qytetarëve u prishën për të ndërtuar pallate. Jo vetëm që nuk na mbyllin dot gojën por na karikojnë në luftën kundër padrejtësisë.  Ky është regjim diktatorial. Kam afro 300 procedime penale.Këta ngrejnë akuza dhe nuk vijnë në seancë. Sot u shty seanca sepse kërkojnë të na mbajnë këtu, mendojnë se kund të bëjnë presion për të na mbyllur gojën këta këlyshët e Enver Hoxhës. Unë sapo e kam filluar politikën dhe e ardhmja nuk është me atë që e mbyll karrierën politike, por me atë që e nis karrierën politike. Qielli me tokën të bashkohet, dikush do të përgjigjet për aferën korruptive te Unaza e Re.” tha ai për mediat.

Madje Balliu shkoi deri aty sa tha se Rama nuk po merr masa ndaj pandemisë  për të rikthyer karantinën.

Qëllimisht nuk merr masa kundër pandemisë sepse kërkon që gjendja e pandemisë të përkeqësote që të rikthejë karantinën. Kërkon mbylljen e Shqipërisë.”, shtoi ish-deputeti i PD.

Sipas, qytetarët shqiptarë më 25 prill të vitit të ardhshëm kanë dy mundësi.

Qytetarët kanë dy mundësi, mund të zgjedhin të jenë skllevërit e Edi Ramës ose mund të zgjedhin të bëhen pjesë  e ndryshimit historik, të bëhen gjeneralë të jetës së tyre duke votuar kundër këtij njeriu. Në 80 të çështjeve midis qytetarëve dhe shtetit, i fiton shteti se nuk ka gjykata këtu. Na sjellin këtu me prova të policisë së shtetit, me prova të ish-sigurimit të shtetit. Shqiptarët nuk do të drejtohen  më të nga ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit apo këlyshë të Enver Hoxhës. Edi Rama është në një zyrë që e ka vjedhur, nuk i takon.”, deklaroi Balliu.

Ai njoftoi se me datë 4 dhe 9 nëntor ka seancat e radhës në gjykatë për dy procedime të ndryshme. /Opinion.al

Pas