Aktualitet

I dha 50 mijë lekë nën dorë policit pasi kaloi me të kuqe, e pëson shoferi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:33 - 26/10/20 |
Al Do

Një 31-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të korruptonte policin, që e kishte ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Policia njofton se kishte daluar 31-vjeçarin me iniciale G.T pasi kishte kaluar semaforin me të kuqe. Megjithatë ai tentoi të shmangte gjobën duke i ofruar policit para.

50 mijë lekshi jo vetëm që nuk e shpëtoi nga gjoba drejtuesin e mjetit por ja përkeqësoi situatën pasi ai është shoqëruar në komisariat.

Ndaj tij tashmë rëndon vepra penale  “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal./ Opinion.al

Pas