Aktualitet

Rama insepkton COVID 3 para hapjes, kapaciteti 150 shtretër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:54 - 26/10/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ishte sot sëbashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në ambientet e spitalit COVID 3 që pritet të hapet këtë javë për të pritur pacientët e infektuar me koronavirus.

Gjatë inspektimit të ambienteve të spitalit, ministrja Manastirliu deklaroi se COVID 3 do të ketë kapacitet prej 150 shtretërish ndërsa COVID 4, 100 shtretër.

Sa i përket personelit në këto spitale, Manastirliu theksoi se ata janë trajnuar pasi kanë punuar më parë në spitalin Infektiv. Ajo shtoi se ata e kanë marrë tashmë bonusin e njoftuar nga qeveria ndërsa kryeministri Rama theksoi se bonusi do të merret nga mjekët deri në fund  të kësaj situate.

E kemi thënë dhe e rithemi: Spitalet Covid 3 dhe 4 janë gati dhe asnjëherë, asnjë çast, qyshse ka nisur kjo luftë, nuk jemi kapur të papërgatitur, përkundrazi, stafet rezervë janë rekrutuar, janë trajnuar dhe janë në gatishmëri. Mos harro, maskë, distancë, higjenë, mbro shëndetin dhe natyrisht qentë le të lehin karvani dihet që do vazhdojë përpara”, ka shkruar kryeministri Rama në Facebook, bashkëngjitur videos së inspektimit.

Shefja e Infektivit, Najada Çomo u shpreh gjatë takimit me kryeministrin se aktualisht Shqipëria ka të gjitha kapacitetet terapeutike që përdoren në botë, përfshi edhe remdesivirin. /Opinion.al

Pas