Aktualitet

Komisioni i Ligjeve miraton blerjen e 1.14 milionë vaksinave anti-COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:21 - 26/10/20 |
Opi Nion

Komisioni i Ligjeve ka votuar sot me shumicë votash marrëveshjen e nënshkruar nga qeveria shqiptare për blerjen e vaksinës kundër koronavirusit. Ky veprim vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë Covax për të siguruar vaksinën anti-Covid.

“Miratohet me të gjitha votat e të pranishmëve ky projektligj. Relatorja ta bëjë gati për seancën e të enjtes”, tha kryetari i Komisionit, Ulsi Manja. Pas votimit në Komisionin e ligjeve pritet që projektligji t’i shkojë Kuvendit ditën e enjte për miratim.

1 milion e 140 mijë vaksina anti-COVID do të blihen nga shteti shqiptar për 3.9 mln dollarë. Kjo shumë do të paguhet nga buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Në këtë marrëveshje marrin pjesë 890 shtete përfshirë vendet e Bashkimit Europian të cilët janë angazhuar financiarisht për të siguruar vaksinën./ Opinion.al

Pas