Kronikë

Gjyqi për Shullazin në ngërç, avokatja amerikane do të monitorojë procesin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 21/04/21 |
Opi Nion

Gjykata e Apelit ka shtyrë ditën e sotme seancën për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarët e tjerë të grupit të tij.

Kujtojmë se gjyqi për Shullazin ka prej 2 vitesh tashmë që ka ngecur, teksa një avokate amerikane është caktuar për të  monitoruar procesin duke grumbulluar gjithë shkeljet që janë bërë në Gjykatën e Shkalls së Parë dhe Gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Ndërkohë që sipas News24 njoftohet se është paralajmëruar se pas monitorimit, çështja mund të shkojë edhe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg.

Po ashtu edhe avokati Vladimir Meçe ka deklaruar se janë kryer një sërë shkeljesh./Opinion.al

Pas