Kronikë

Gjykata shtyn me 3 muaj pezullimin nga detyra për mjekun Edvin Priftin



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:14 - 06/06/22 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme ka shtyrë me 3 muaj masën e “pezullimit nga detyra” për mjekun Edvin Prifti, i akuzuar për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Aktualisht Prifti është i pezulluar nga detyra e tij si shefi i kardiokirurgjisë në QSUT, ndërkohë që akuzohet nga SPAK për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Sipas SPAK, ka prova të mjaftueshme që krijojnë dyshime se Prifti kishte ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.

SPAK i gjeti mjekut Edvin Prifti në banesë dhe në zyrë 250 mijë euro, si dhe 160 milionë lekë, ndërkohë që në total i janë sekuestruar pothuajse 1 milion euro.

“Kam mbaruar me medalje ari, specializim në Siena dhe La Sapienza, diplomim si specialist në kardiokirurgji. Punova në San Camilo dhe doktoraturë në La Sapienza. Kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali. 220 mijë eurot janë të fituara nga çmimet ndërkombëtare”, ka qenë justifikimi i kardiokirurgut për shumat e gjetura.

Pas