Aktualitet

Gjykata lë të lirë protestuesit, Vokshi:Vendimi tregoi që protesta ishte paqësore


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:42 - 12/01/22 |
Opi Nion

Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masat e sigurisë për personat e arrestuar në protestën e 8 Janarit.

Mësohet se janë lënë të lirë 34 personat e arrestuar. Pas vendimit në një deklaratë për mediat Albana Vokshi tha se lirimi i tyre vërtetoi që protesta ishte paqësore. Sipas saj Policia e prokuroria dështuan të dëshmonin qoftë edhe një provë të vetme për t ‘i implikuar.

“Edhe seanca e sotme për masën e sigurisë së protestuesve dëshmoi se protesta u thirr, u organizua paqësore dhe ishte e tillë deri në fund, u vërtetua që ishin arrestuar në mënyrë të paligjshme. Policia e prokuroria dështuan të dëshmonin qoftë e dhe një provë të vetme për t’i implikuar. Të gjithë protestuan në mënyrë paqësore. U shoqëruan në ambientet larg selisë së PD. Arrestimet e protestuesve janë bërë me lista të përgatitura e shpërndara nga brenda partisë për të çuar deri në fund skenarin Rama-Basha për mbrojtjen e karriges së Bashës. As organet ligjzbatuese nuk kanë reaguar në kohën e duhur pavarësisht se në 6 janar është raportuar për persona të armatosur, e mercenarë me pagesë, me të shkuar kriminale me 20-25 vjet burg në vendet fqinje, por nuk u reagua për ta kthyer PD. Të 18 protestuesit janë heronj të demokracisë, tha Vokshi”.

Pas