Aktualitet

Lulzim Basha paralajmëron të pezulluarit nga PD: Të distancohen nga dhuna


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:12 - 12/01/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur ditën e sotme për vendimin e kryesisë për përjashtimin përfundimtar të Sali Berishës nga PD-ja, po ashtu dhe të 8 anëtarëve të Komisionit të Rihemelimit.

Basha në një intervistë për “Abc News” ka thënë se Berisha në 8 Janar u soll si kreu i i një organizate kriminale antikombëtare, antiamerikane dhe provoi tentativën e vrasjes të një grupi drejtuesish dhe anëtarësh të Partisë Demokratike në selinë e Partisë Demokratike.

Sakaq, Basha ka paralajmëruar edhe personat e pezulluar, 19 funksionarë të PD-së duke thënë se iu është dhënë një mundësi që të distancohen nga dhuna.

Më tej, Basha u shpreh se distancimi i tyre nga dhuna do të vlerësohet nga institucionet e partisë. Sipas tij mosdistancimi i tyre deri në këtë moment flet qartë për fajin e tyre.

Pyetje: Zoti Basha keni lënë një dritë le të themi portokalli për 19 funksionarët të Partisë Demokratike. Pse një pjesë e atij që quhet Komisioni i Rithemelimit janë parë me sy të mirë nga ju apo iu është dhënë drita jeshile ndërkohë për 9 funksionarë të tjerë përfshirë edhe Sali Berishën u mor vendimi që të përjashtohen përjetësisht nga Partia Demokratike?

Lulzim Basha: Nuk ka dritë jeshile për asnjërin. Të gjithë janë përjashtuar nga Partia Demokratike. Të pezulluarit kanë një mundësi të distancohen nga dhuna dhe distancimi i tyre nga dhuna do të vlerësohet nga institucionet e partisë. Mosdistancimi i tyre deri në këtë moment flet qartë për fajin e tyre.

Funksionarët e pezulluar;

  1. Agron Shehaj
  2. Aldo Bumci
  3. Belind Këlliçi
  4. Blendi Himçi
  5. Clirim Gjata
  6. Edi Paloka
  7. Edith Harxhi
  8. Eno Bozdo
  9. Ervin Minarolli
  10. Genc Deromemaj
  11. Genc Pollo
  12. Gent Strazimiri
  13. Ivi Kaso
  14. Ledina Mandija
  15. Lorenc Luka
  16. Luan Baçi
  17. Mimoza Hajdrmamataj
  18. Oerd Bylykbashi
  19. Tritan Shehu

 

 

 

 

 

 

 

Pas