Bota

Gjykata bllokon Johnson, shpall të jashtëligjshëm pezullimin e parlamentit


               Publikuar në : 11:48 - 11/09/19 |
Al Do

Pezullimi i parlamentit britanik nga Boris Johnson është i paligjshëm. Kështu ka vendosur gjykata më e lartë civile e Skocisë.

Një panel prej tre gjyqtarësh në Gjykatë vendosi në favor të një grupi ndër-partiak politikanësh që sfiduan veprimin e kryeministrit. Vendimi rrëzon një vendim të mëparshëm nga gjykata, e cila tha javën e kaluar se Johnson nuk e kishte shkelur ligjin.

Por kjo nuk do të ndikojë menjëherë në pezullimin e Parlamentit, i cili ndaloi punën në orët e para të së martës. Kjo pasi gjykata nuk ka dhënë asnjë urdhër për anulimin e pezullimit përpara seancës dëgjimore në Gjykatën Supreme e cila fillon të martën e javës tjetër.

Në një përmbledhje të gjetjeve të tyre, gjykatësit thanë njëzëri se kishin bindjen se vendimi i kryeministrit Johnson për të pezulluar parlamentin ishte i motivuar nga “qëllimi i pahijshëm për të bllokuar Parlamentin”.

Ata shtuan: “Gjykata, në përputhje me rrethanat, do të bëjë një urdhër që deklaron se këshillat e Kryeministrit për Mbretëreshën dhe ndërprerja që pasoi e punimeve të parlamentit ishte e paligjshme dhe kështu është e pavlefshme dhe nuk ka efekt”.

Gjykimi i plotë i tyre do të dalë të premten. /Opinion.al

Pas