Aktualitet

GJKKO kthen në SPAK dosjen e ish-gjyqtarit, Fatos Lulo


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 16/09/21 |
Opi Nion

Dosja e ish-gjyqtarit të “Kushtetueses”, Fatos Lulo është kthyer në SPAK nga Gjykata e Posaçme e Shkallës e Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ish-gjyqtari akuzohet për  “Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”. GJKKO e kthehu dosjen në SPAK për plotësimin e hetimit.

Ndërkohë, Lulo është shprehur se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se pasuria e tij justifikohej në burime të ligjshme.

Mbyllja e hetimeve ndaj Lulos u njoftua nga SPAK në muajin korrik, ndërsa më herët ish-gjyqtarit iu sekuestrua dhe një dyqan në rrugën e Durrësit./ Opinion.al

Pas