Politikë

Nishani i bashkohet takimeve të Berishës: Jam me demokratët e ndershëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:19 - 16/09/21 |
Opi Nion

Ish-Presidenti Bujar Nishani do i bashkohet takimeve që ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë me demokratët pasditen e sotme në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Nishani shkruan se do të jetë pjesë së ciklit të takimeve që ish-kryeministri e quan “Foltore për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur”!

 “Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00! Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese! Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist”, shkruan Nishani.

Sali Berisha ka paralajmëruar nisjen e një turi takimesh me demokratët nga e gjithë Shqipëria. Lëvizja e liderit historik të PD-së vjen pasi u përjashtua nga Lulzim Basha nga grupi parlamentar, vendim të cilin, ish-Kryeministri e konsideron nul dhe anti-statutor. 

Pas